Përmbysje në Tiranë/ Sondazhi i Notos nxjerr opozitën mbi PS-në, ja shifrat

Sipas sondazhit të NOTO-s për SYRI-n, Partia Socialiste merr 42% të mbështetjes në Tiranë, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike 37.5%. Partia “Mundësia” vlerësohet me 6% dhe “Nisma dhe Shqipëria Bëhet” me 5%.

Të marra së bashku, rezultatet e koalicionit të PD-së dhe këtyre dy forcave arrijnë 48.5%, kundrejt 42% të PS-së.

Lëvizja Bashkë merr 4%, Koalicioni i Djathtë për Zhvillim 2%, PSD-ja 1.5%, Koalicioni Euro-Atlantik 1%, Lëvizja Atdheu 0.5%, Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.3% dhe Aleanca për Demokraci dhe Drejtësi 0.2%.

Sipas të dhënave të publikuara, sondazhi është zhvilluar më 18–27 tetor 2026, me 2,000 qytetarë të intervistuar dhe marzh gabimi ±3.3%. Pjesëmarrësit janë pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin ditën e intervistimit.