‘Piranjat’ publikojnë INTERVISTËN me Ledjonën disa ditë para se ajo të futej në BBV dhe të ‘pushohej’ nga puna – VIDEO

Me hyrjen e Ledjonës në BBV, faqja zyrtare e “Piranjat” në Instagram, reagoi duke thënë se Ledjona është pushuar nga puna pasi ka hyrë në shtëpinë e BBV, duke mos u paraqitur në punë.

Ky postim shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, e megjithatë duket se ka qenë një mënyrë ‘promovimi’ për banoren, pasi jo vetëm që Ledjona ka lajmëruar hyrjen e saj në BBV, por ka dhënë edhe një intervistë për “Piranjat”.

Intervista e Ledjonës do të shfaqet sot me nisjen e sezonit të ri të “Piranjat”.

Kujtojmë se aktualisht Ledjona është një nga 3 banoret e preferuara të publikut si dhe një nga banoret më të komentuara të shtëpisë, duke u pozicionuar fort në lojë për çmimin e madh.