Plas KEQ mes Brikenës dhe Mateos pas televotimit: Mos shpif! Po gënjen pa pikë turpi

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Brikena është përballë me Mateon, të cilin e dërgoi në televotim.

Mateo u shfaq i lënduar nga zgjedhja e saj, duke i thënë se nuk e kishte pritur një veprim të tillë. Gjatë bisedës, ata rikthyen në vëmendje edhe të kaluarën e tyre, ku Mateo këmbëngul se mes tyre ka pasur një puthje, një pretendim që Brikena vazhdon ta mohojë.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Po dal mashtrues për një histori të vërtetë dhe ti e di shumë mirë. Nuk të jam afruar ndonjëherë, ti më nxjerr mua mashtrues për një puthje që ka ndodhur dhe ti e di shumë mirë.

Brikena: Nuk ka ndodhur, nëse e vazhdon…

Mateo: Unë dal mashtrues para gjithë Shqipërisë, isha unë që të vendosa trëndafilin.

Brikena: Nuk më intereson trëndafili kur ti e shpif një gjë të tillë. Nëse ti thua që ka pasur puthje, ti shpif.

Mateo: Ma thuaj ti pse duhet të gënjej?

Brikena: A s’të vjen zor me thënë një gjë të pavërtetë, ti e di shumë mirë që nuk jemi puthur. Mos vazhdo me këtë temë.

Mateo: Çfarë më leverdis mua moj vajzë, të sulmoj?

Brikena: Do të lësh të nënkuptohen gjëra të pavërteta. Në këtë gjë mashtrove. Mateo të thashë…

Mateo: A të kam sulmuar?

Brikena: Puthja nuk ka ndodh, mos gënje. Kur nuk ka ndodhur, pse vazhdon?

Mateo: Pse e ke kaq siklet ta pranosh dhe më nxjerr mua mashtrues?

Brikena: Ti e di shumë mirë që nuk ka ndodhur o Mateo, a s’të vjen zor të thuash një të pavërtetë. Duhet të tregohesh i sinqertë.

Mateo: Pse nuk tregohesh ti e sinqertë oj vajzë?