Polici që u dh*nua në Vlorë në gjendje kritike për jetën? Avokati bën DEKLARATËN E FORTË: Askush nuk e ka..

Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se dhuna e ushtruar ndaj policit Ardian Isufi në Vlorë është goditje ndaj policisë së shtetit.

Cakrani tregoi se polici është dëmtar shumë rëndë dhe në rrezik për jetën ndërsa theksoi se asnjë zyrtar policie nuk ka shkuar ta shohë apo ta pyesë se çfarë ka ndodhur.

“Është në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë i ka ndodhur. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë njëri-tjetrit i kërkuan falje babait për fëmijën pse nuk doli, i thanë ulu këtu pinë kafe gjysmës ore. Po fshehët një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk është thjeshtë një njeri që nuk është në punë, është shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… E ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shtetit ka 20 e ca vite në këtë polici”, tha Cakrani.