Prekëse/ Xhensila dhe Besi drejt DlVORClT, por këto janë fotot e vetme që shpëtuan pa u fshirë në Instagram

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë në epiqendrën e vëmendjes kohët e fundit, për shkak të aludimeve se çifti po shkojnë drejt divorcit.

Prej disa ditësh dyshimet për ndarjen e një prej çifteve më të përfolura të shoëbiz-it shqiptar u shtuan pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjettrin në Instagram. Më herët burime për mediat thanë se ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo që ndërmori hapin ligjor për tu divorcuar.

Por ajo që po “trazon” rrjetin është fakti që edhe pas lajmeve për divorc, Xhensila vazhdon të mbajë në Instagramin e saj fotot nga dasma madhështore me Bes Kallakun.

Kaq është dashur që fansat e dyshes të dyshojnë lidhur me divorcin e çiftit.

Sakaq çifti prej kohësh nuk shfaqeshin bashkë në publik dhe nuk postonin me foto sëbashku.

Këngëtarja nuk ka shumë kohë që u bë nënë për herë të dytë. Ajo në muajin nëntor të 2023 postoi foton e dorës së vogëlushit së bashku me të sajën.

Edhe Bes Kallaku nuk nguroi të bënte një postim emocionues në Instagram për ardhjen në jetë të djalit të tij.
Çifti nuk ndiqet më as në rrjetet sociale, ndërsa në ngjarjet e kohëve të fundit, të dy shfaqen të ndarë, ose vetëm me fëmijët e tyre.