Pritej të ishte banor i BBV3, zbulohet arsyeja pse produksioni PENALlZOI Bardhin dy ditë para nisjes

Bardhi ishte një ndër emrat e konfirmuar si banorët e BBV3, mirëpo mesa duket këngëtari nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni.

Më datë 13janar, që është edhe fillimi i spektaklit të BBV, Bardhi do të jetë i ftuar për koncert në një nga clubet e Tiranës dhe kjo konfirmoi se ai nuk do të jetë pjesë e formatit më të ndjekur në vend.

Thuhet se Bardhi është “penalizuar” nga produksioni duke i hequr mundësinë e konkurimit, pasi këngëtari konfirmoi hyrjen e tij në BBV në një nga koncertet e tij, duke u shprehur se po kërkonte që tani mbështetjen dhe votat e publikut.

Mirëpo, kjo bie ndesh me rregulloren e spektaklit, ku banorët nuk duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre pa nisur ende BBV (të paktën në mënyrë të drejtpërdrejtë) e aq më tepër të bëjnë “fushata” për grumbullim votash.

Së fundmi, Bardhi ka postuar një Instastory duke shkruar “Tra dhtare” pa dhënë asnjë shpjegim më tepër dhe mendohet se kjo mund të jetë drejtuar produksionit të BBV.