Pronarja e Top Channel aspak e kënaqur me banorët e Big Brother VIP, ja si ironizoi me ta

Pothuajse për çdo vit të formatit ‘BBV’, pastërtia është kthyer në një ‘problem’ për shtëpinë, ku kjo gjë ka nxitur debate dhe konflikte mes banorëve.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në ‘BBV3’, ku shpeshherë kemi parë konkurrentë ‘të përplasen’ me njeri-tjetrin, shkak pastërtia dhe punët e shtëpisë.

Pas rrëmujës që është parë , dhe ‘mysafirit të paftuar’ (mi) që u shfaq brenda shtëpisë, komentet dhe kritikat jashtë saj kanë qenë të pafundme.

Një tjetër ka ardhur dhe sot nga Sara Hoxha, e cila siç duket ‘ironizon’ shtëpinë për pastërtinë.

Nëpërmjet një instastory ajo ka paraqitur një fotografi të bebushit të saj me një ‘leckë pastrimi’ në dorë dhe shkruan: Dhe pak do e fus të pastrojë shtëpinë e ‘BBV3’.