Sot në Prishtinë u zhvillua një protestë e madhe e thirrur nga Organizatat e Dalura nga Lufta, me synim që të kundërshtohen padrejtësitë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë, dhe ndaj procesit në tërësi – që është shoqëruar me shumë parregullësi dhe tollovi gjatë këtyre pesë viteve të fundit.
Protesta, si rezultat edhe i një ‘marketingu’ të gjërë tash e një javë, mblodhi edhe një numër të madh të njerëzve në shesh.
Njëri prej tyre, prezent ishte edhe Vullnet Krasniqi, ku sot pas protestës ka shpërthyer me kritika në Facebook.
Fillimisht ai shkroi:
“Mfalni, ama qekjo proteste nuk eshte. Mundeni me qujt tubim mbeshtetes per ata qe jane ne Hage, mbledhi kunder Speciales, ckado,proteste jo. Me ardh me autobusa ne Prishtine me nejt 2-3 ore edhe mu kthy te shpia, edhe mu harru, pa e din cka po kerkohet, kunder kunder ckafit po protestohet saktesisht. Ky eshte thjeshte tubim sipefaqesor, OVL-te e UCK-se me la veten, PDK-ja me la veten. LDK-ja kishe i kane harru akuzat. Ksi fore NEIN. Po ani, po vetknaqeni. Njerezit tu vujt nburg.”
Pastaj, shprehu kritika edhe ndaj ‘përgjumësisë’ së protestuesve, duke thënë që moderatorja i luste gjatë tërë kohës të bërtisnin “UÇK, UÇK..”
“Cka jane ata “protestues” qe duhet mi lut moderatorja me bertit UÇK, UÇK. Kallxomni?”, ishte kritika e Vullnetit.