PUBLIKISHT/ Arbana Osmani poston foton e Ledionit në InstaStory dhe ka diçka për të thënë

Raporti i Arbana Osmanit dhe Ledion Liços është vënë shpesh në dyshime pasi ky i fundit “i zuri vendin” për prezantimin e “Big Brother VIP Albania”.

Burime të ndryshme janë shprehur, madje dhe e kanë konfirmuar, se mes tyre raportet nuk janë aspak mirë.

Madje, disa shtuan se shkak i krisjes së raporteve ka qenë shifra e madhe që Arbana ka kërkuar për të vazhduar sërish moderimin e BBV (300 mijë euro).

Mirëpo duket se këtyre aludimeve Arbana i ka dhënë fund njëherë e mirë me një InstaStory të publikuar ditën e djeshme.

Në pyetësorin e krijuar prej saj në Instagram, një ndjekës e pyet Arbanën: “Na trego naj foto me Ledionin”.

Ndërsa moderatorja pa hezituar postoi një foto të saj ku shihet me Ledionin dhe krahas shkroi: “E kemi shumë të bukur atë që vazhdojnë nxjerrin portalet se jemi të dy shumë më të dobët se fotot aktuale”

Me siguri Arbana i drejtohet fotos së mëposhtme, e cila u përdor shpesh në media pas lajmit të bujshëm se Ledioni do të moderonte BBV e këtij sezoni.