Publikohen pamje nga fejesa e Burim Pacollit, nga ambienti luksoz deri te nusja bukuroshe

Gazetari i njohur Burim Pacolli ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale.

Ai është fejuar me Artolen, në një ceremoni elegante të organizuar në një ambient të jashtëm, të dekoruar me shumë kujdes dhe stil.

Fejesa mblodhi së bashku miq të ngushtë dhe familjarë, shkruan Kosovarja.

Artola, që i ka rrëmbyer zemrën Burimit, vendosi te mos postoj asnjë fotografi nga kjo mbrëmje e veçantë, por në profilin e saj në rrjete sociale shihet se Burimi paska ditur çfarë të zgjedhë.