Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Supreme të Venezuelës urdhëroi të shtunën që zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodriguez, të marrë rolin e presidentit në detyrë të vendit në mungesë të Nicolas Maduro-s , i cili është në paraburgim në një qendër paraburgimi në Nju Jork pasi u kap gjatë sulmeve ajrore amerikane në Venezuelë të shtunën.
Vendimi i gjykatës thoshte se Rodriguez do të merrte “detyrën e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës , me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të kombit”, raporton The Guardian.
Gjyqtarët nuk e shpallën Maduron të munguar përgjithmonë në detyrë, një vendim që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda 30 ditëve.
Rodriguez – gjithashtu ministër i financave dhe i naftës – kryesoi një seancë të këshillit kombëtar të mbrojtjes menjëherë pas kapjes së Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, dhe thuhet se kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të çiftit, ndërsa denoncoi operacionin amerikan.
Ndërsa konfuzioni përhapej në të gjithë vendin, ajo bëri thirrje për unitet dhe qetësi të shtunën në mbrëmje, duke thënë se Venezuela “nuk do të jetë më kurrë koloni e ndonjë perandorie” dhe se Maduro ishte presidenti i vetëm i vendit.
Presidenti amerikan, Donald Trump pas orë pas operacionit ushtarak dhe kapjes së liderit venezuelian, tha se SHBA-ja do të udhëheq “përkohësisht” me vendin e Amerikës Latine.