Shqipe Mehmet-Selimi, bashkëshortja e ish-deputetit të LVV-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së mbajtur të enjten më 7 gusht në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ajo kritikoi mënyrën sesi emri i saj u përmend në media për mungesën në protestë, duke theksuar se nuk ishte familjarja e vetme që nuk mori pjesë, por emri i saj u përmend me qëllim që të sulmohet Lëvizja Vetëvendosje.
“Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt: 82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale – 30 nga PDK, 34 nga LDK dhe 18 nga partitë e komuniteteve pakicë. Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar”, ka shkruar Selimi.
Ajo e quan situatën në Hagë një pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje, duke lënë të kuptohet se për të, përgjegjësia politike qëndron pikërisht te vota e dhënë për krijimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:
82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:
30 nga PDK
34 nga LDK
18 nga partitë e komuniteteve pakicë.
Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar.
E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.
Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!./IndeksOnline/