Qytetari nga Shqipëria që shkeli me dy këmbë flamurin e Kosovës në Prishtinë, Policia jep detaje ç’po ndodh me të

Një qytetar nga Shqipëria, i veshur me bluzë kuq e zi dhe me flamurin shqiptar në duar, është filmuar duke shkelur flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës.

Pas pak minutash, ai u ndalua nga Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale, i cili dëgjohet në video duke i thënë: “Mos ma shkel flamurin e Kosovës”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi se i dyshuari është nga Fieri dhe po intervistohet nga Policia.