Pas reagimit të familjarëve të Brikenës lidhur me incidentin e puthjes pas mesnate, i cili ngjalli reagime të forta në rrjet, ka ardhur edhe një mesazh mbështetjeje nga familja e Mateos.
Përballë situatës së tensionuar dhe kritikave të shumta jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, motra e tij ka zgjedhur t’i dalë në krah publikisht.
Përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet pranë Mateos, një moment i regjistruar para hyrjes së tij në reality show.
Për të treguar suportin e saj në këtë moment delikat për të vëllain, ajo ka bashkangjitur një dedikim mjaft të ndjerë.
Në mbishkrimin e videos, ajo shkruan: “Të mbështes ashtu siç më ke mbështetur gjithmonë në kohë të vështira. Më mungon çdo ditë e më shumë”.
Ky mesazh vjen pikërisht në një kohë kur rrugëtimi i Mateos është vënë në qendër të debateve për shkak të kalimit të kufijve ndaj partneres së tij në lojë.