Edhe një javë e disa ditë ka mbetur deri në ditë kur do të vendoset rreth dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendin e Kosovës.
Osmani e cila nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi dështoi seanca për zgjedhjen e presidentit, u kritikua nga analistët duke thënë se veproi emocionalisht, ndërsa më vonë filloi zbërthimi i takimeve dhe fotografive nëpër takimet e ndryshme ndërkombëtare.
Presidentja tashmë në largim u kritikua për afërsinë e saj me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, madje sipas raportimeve, ky i fundit ka ndikuar në vendimin për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Opinionisti Hafiz Shala, hedh dyshimet e tij për përzierjen e Ramës me atë siç e quan ai “Vuçiqi i Tiranës”.
Sipas tij, ai u afrua me qëllimin kryesor për rrëzimin e Kurtit nga pushteti dhe realizimin e ëndrrës së tij për kthimin e Hashim Thaçit në krye të shtetit.
“A u përzi Vuçiqi i Tiranës në punët e Republikës së Dardanisë (Kosovës)? Aktiviteti i Vuçiqit të Tiranës ka qenë gjithnjë i pandërprerë në përzierje dhe veprimtari antidardane, sipas direktivave të “vëllait” të tij, Vuçiqit të Beogradit. Për ta ngritur veten dhe simpatinë e Evropës ndaj tij, e tani edhe të Amerikës, ai i hyri edhe Trumpit “nën sqetull” me ndihmën e Vjosës, pasi u afrua me Trumpin aq sa ky i fundit i premtoi Vjosës se, për çdo rrezik, vetëm ta marrë në telefon dhe ai do t’i rregullojë gjërat. Por kjo bëhet për të pasur sukses në këtë ndërmarrje të përbashkët anti-Kurti, me qëllimin kryesor dhe të vetëm: rrëzimin e Albin Kurtit nga pushteti dhe, sipas ëndrrave të tij, kthimin e Hashim Thaçit në krye të shtetit, për realizimin e marrëveshjes së vitit 2016 të Nishit dhe strategjisë së dy Vuçiqëve për hyrje të përbashkët në BE, si dhe shumë gjëra të tjera me rrezik për defunksionalizimin e Republikës së Dardanisë, deri në injorimin gradual të saj si shtet ende “i pakonsoliduar”, sipas tyre”, deklaron Shala.
Sipas tij, tentimi për kthimin e Thaçit nga burgu në postin e presidentit vërtetohet edhe nga “kujdesi” dhe “zemërdhembja” ndaj tij në Hagë.
“Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit/es, i parapërgatitur në koordinim me Vjosën, ai bën mbikëqyrjen e sponsoruesve dhe aktorëve të tjerë të fuqishëm politikë në bashkëpunim me opozitën e shqetësuar nga zbatimi i ligjeve, përmes të cilave do të ballafaqohen me drejtësinë për shumë vepra kriminale dhe hajdute, si dhe marrëveshje të nënshkruara, kumbar i të cilave është edhe Vuçiqi i Tiranës bashkë me atë të Beogradit. Për kontributin e tij në favor të Serbisë, Bashkia e Beogradit dhe partia e Vuçiqit po mbledhin nënshkrime për t’i ngritur bust dhe për t’i dhënë një sheshi emrin “Edi Rama”, alias “Vuçiqi i Tiranës”, madje para atij të Beogradit, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në interes të Serbisë. Prandaj, tentimi për kthimin e Thaçit nga burgu në postin e presidentit vërtetohet edhe nga “kujdesi” dhe “zemërdhembja” ndaj tij në Hagë”, shprehet opinionisti.
Ka angazhim në të gjitha anët që Albin Kurti të largohet, thotë Shala, sepse siç thotë ai ka rrezik për hajdutët, kriminelët, tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë.
“ Takimi i Vjosa Osmanit në New York me Gjuriqin, Grenellin dhe vëllezërit Devolli, sponsorues të kësaj “gala darke”, si dhe disa përfaqësues të organizatave të ndryshme, kryesisht lobues të zellshëm të Grenellit kundër Albin Kurtit (Devollët me kompaninë e tyre të regjistruar në Serbi), ku njëri prej tyre kishte deklaruar më parë se do ta shkrinte gjithë pasurinë vetëm për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti. Z. Kurti, gjatë fushatës në Pejë, ua tha hapur se shumë më të ndershëm dhe më të respektueshëm kanë qenë kur kanë ngarë biçikleta. Ka një angazhim nga të gjitha anët që Albin Kurti të largohet, sepse paraqet rrezik për hajdutët, kriminelët, tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë, si dhe për shkak të rrezikut nga zbatimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë së vjedhur nga xhepi i popullit. I vetmi njeri që mund dhe do ta zbatojë këtë ligj është Kryeministri i parë në histori në Ballkan, Evropë dhe më gjerë që banon me qira. Me të marrë detyrën, ai ia uli pagën vetes, ndërsa të tjerët bënë të kundërtën”, thekson Shala.
Në fund, Shala pyet nëse Osmani ka realizuar ndonjë takim tjetër me Gjuriqin përveç atij në Neë York.
“Pjesë e kësaj fushate anti-Kurti është edhe ftesa, gjoja nga Melania Trump, për zotërinë e parë në Shtëpinë e Bardhë, që ka për qëllim diskreditimin e rolit të Kryeministrit, duke krijuar përshtypjen se ai “nuk është i mirëseardhur” në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa bashkëshorti i Vjosës gjoja ka më shumë respekt se Kryeministri i shtetit. Menjëherë, gazetarët e financuar nga fondet e Serbisë për propagandë dhe dezinformim filluan krahasimet se “më i madh është respekti për Prindonin sesa për Albinin”. Ky është rezultati i afrimit të Vjosës me Vuçiqin e Tiranës më shumë sesa me Kryeministrin e Dardanisë, në momente kritike për shtetin, i cili e ngriti atë në postin e Presidentes. Ajo, megjithatë, i ka kryer detyrat në aspektin e politikës së jashtme, duke inkurajuar popullin dhe përkrahësit e sinqertë, sidomos diasporën. Kjo e pengoi Vuçiqin e Beogradit, i cili i dha detyrë Vuçiqit të Tiranës që urgjentisht të angazhohet për ta ndërprerë këtë trend suksesi. Kjo e hedh poshtë teorinë e rreme të Vuçiqit të Tiranës për “mosndërhyrje” në punët e shtetit dardan. Pyetje për znj. Vjosa Osmani: A keni realizuar ndonjë takim tjetër me Gjuriqin, përveç atij në New York?”, përfundon opinionisti.