Vendimi i GJKKO-së përtë ndaluar zv kryeministren Belinda Balluku për të hyrë në zyrë dhe për ti mbajtur asaj peng pashaportën, ndonëse në një farë mënyre u duk si një rufe në qiell të pastër, ishte parathënë në fakt nga një prej zërave më të fuqishëm propagandistikë të regjimit. Në pamje të parë dukej sikur, ndonëse SPAk e mori të pandehur, Rama nuk do ta shiste numrin dy të qeverisë. Ai dha shenja se do të vazhdonte ta mbante atë në detyrë edhe me çmimin e atij që i bën barrierrë drejtësisë. Këtë lojë vijuan edhe shume prej mediave pro qeveritare, që u vunë në mbrojtje të Belinda Ballukut, që i pasqyronin aktivitetet e saj normalisht sikur ajo të mos ishte tashmë një e pandehur.
ulisa, dukej se po luhej një lojë tjetër. Shikues të vëmendshëm të sinjaleve nën rreshta që jepen përmes mediave, kanë vënë re prej ditësh një ndryshim kursi editorial të TopChannel në raport me Ballukun. Në ekranin më të madh kombëtar të vendit u vunë re të thirreshin kritikë të ashpër të zv/kryeministres, ndërkohë që ata nuk gjenin pasqyrim në pjesën me të madhe të mediave. Edhe në përzgjedhjen e titujve të lajmeve kishte ndryshim.
Nëse shumëkund bëhej sikur marrja e pandehur e Ballukut nuk kishte ndodhur në titujt e Top Channel citoheshin opozitarët e PD-së me akuza kundër saj. Kollaj edhe sot mund të shihen tituj që citojnë Klevis Balliun që ankohet se Balluku fshihet dhe nuk shkon në interpelanca, aspo se asaj po i kalon buxheti më i madh ngaqe është ministrja që vjedh më shumë. Aty bëhet lajm i veçantë bojkoti i deputetëve të BD-së kur balluku mban fjalën. Një titull i kushtohet kundërshtarit të saj të madh Gaz Bardhit: “Duartrokitje për të pandehurën e SPAK”. Një tjetër pasqyron Berishën që e akuzon Belën për ‘manipullim dokumetash”.


Mund të përmenden edhe plot raste të tjera të ditëve të fundit, kur më e pakta që mund të thuhet është se Top Channel nuk ka treguar të njëjtin kujdes si mediat e tjera për ta mbrojtur të pandehurën.
Në kushte normale kjo vijë editoriale, në dukje korrekte, nuk do duhej të kish lenë shenjë. Por shpesh Top Channel është akuzuar se ka bërë lojën e Ramës dhe ka organizuar fushta sulmesh me porosi të kryeministrit kundër ‘vëllezërve të tij armiq” brenda partisë apo qeverisë. Ish zv/kryeministri Ahmetaj ka pretenduar se një gjë e tillë ka ndodhur kundër tij. Ai ka pranuar gjithashtu se kur ka qenë pjesë e kabinetit ka qenë në djeni që Topi, me porosi, ka sulmuar Fatmir Xhafën apo Ditmir Bushatin. Prandaj pyetja që shtrohet është: A është ky dhe rasti i Ballukut? A është kjo shenja se Rama pranoi ta lëshojë numrin 2 të tij? Për sa kohë që nuk ka prova kjo mbetet vetëm një pandehmë. Ajo mund të jete edhe thjeshtë një sjellje korrekte profesionale të TV kombëtar. Por ama një gjë është e sigurtë. Duke ndjekur Top Channel e kuptoje që ditë më parë se Belinda Balluku ishte duke rënë.
©Lapsi.al