RevoItohet Getinjo: ‘Më bëni BLLOK nëse pëlqeni këtë banore në Big Brother VIP’

Reperi nga Kosova, Getinjo ka qenë një nga ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” në edicionin e kaluar.

Por mesa duket këngëtari e ndjek shpeshherë edhe edicionin e dytë të tij.

Ditën e djeshme ai ka postuar në Instastory një video TikTok-u ku po debatonte Ilirjana me Edonën.

Getinjo jep qëndrimin e tij në lidhje me situatën si më poshtë:

Shumë e matur Ilirjana dhe shumë me kulturë.

Në TikTok e pashë rastësisht këtë video.

Kjo Edona definitivisht është pasqyrë e tmerrshme e njeriut në fjalor.

Në videon pasardhëse në Instastory ai iu thotë ndjekësve të tij që mos ta ndjekin më nëse mbështesin Edonën.

Të shumta ishin edhe replikat e fansave që mbështesin Edonën, që reperi vendosi të publikojë disa prej tyre.

Shiko foton: