“Rike do të jetë një zbulim i madh…”, Ed Manushi konfirmon filmin e ri nga “TCH Films” për BBV!

Prej kohësh po thuhet se një projekt i ri filmik do të vijë nga “Top Channel Films”. Me sa duket, tashmë projekti është gati dhe këtë e ka konfirmuar Ed Manushi mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.

Jo vetëm kaq, por ai tha se Rike Roçi do të jetë pjesë e filmit dhe sipas nuhatjes së tij, ajo do të jetë një zbulim i madh në këtë projekt.

Detaje ende nuk dihen lidhur me këtë film të ri, apo aktorët e tjerë që do të jenë pjesë e tij, por me siguri do të ngjallë mjaft interes në publik, kështu që me zor presim të mësojmë detaje të tjera.