Rike Roçi demaskon Dojna Memën dhe fjalimin e saj për materialistet: “I bënin sytë zemra kur i vendosnin 500’shen…”

Moderatorja e emisionit investigativ ‘Piranjat’ ishte e ftuar në emisionin “Oxygen” i gazetarit të njohur Besim Dina.

Por ajo që ra në sy ishte një fjalim i Dojna Memës për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.

Ajo për të cilën u shpreh Dojna u pëlqye dhe u përqafua shumë nga komentuesit të cilët dhanë dhe ‘miratimin’ e tyre për çfarë tha Dojna në videon e publikuar nga revista “Class”.

Duket se një personazh i njohur i ekraneve shqiptare siç është modelja Rike Roçi ‘ka shpë rthyer’ në një koment asapk të mirë ndaj Dojnës, të cilës i hedh poshtë të gjithë moralin dhe mesazhin të cilin përcjell.

Harroj kjo qe Cuni babit ****** i vente 500 euro ne ball dhe ju benin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan me keq” – Komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.

Ajo i referohet këtyre pamjeve të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin gjatë një videoje Live.