Rike Roci nuse në Kosovë? Ndjekësja i nxjerr SEKRETIN MISTERIOZ ish banores së Big Brother VIP 3

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo ka hapur një pyetësor në Instagram, ku ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e saj.

Një prej komenteve që u dërgua ishte në lidhje me statusin e saj, duke sugjeruar se ajo do të bëhej nuse në Kosovë.

Komenti në fjalë ishte: “E di që do të jesh nuse në Kosovë, një zog i vogël po flet”.

Në përgjigjen e saj, Rike sqaroi: “Me sa di unë, do të iki në Kosovë se martohet një shoqe,” duke hedhur poshtë kështu spekulimet dhe thashethemet që ishin përhapur.