Romeo Veshaj zbulon emrin e vajzës që e ka dashur më shumë në jetë

Heidi Baci duket se ka mbetur thellë në zemrën e Romeo Veshajt, ndonëse lidhja e tyre ka marrë një drejtim tjetër në ditët e fundit.

Në kuadër të lojës “Sfidë apo e vërtetë” brenda shtëpisë, Romeo u pyet nga Rike Roçi se kush ishte personi që kishte dashur më së shumti në jetë nga të gjitha lidhjet. Romeo zgjodhi të përgjigjej duke i habitur të gjithë.

Ai tha se vajza që kishte dashur më së shumti është Heidi; duke bërë të ditur se me të vërtetë kjo e fundit i ka ngelur ende në mendje. Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihet edhe reagimi i habitur i Heidit.

A do të jetë kjo deklaratë një rrugë që çifti të rigjejë njëri-tjetrin?