Roza Lati flet për herë të parë për gjendjen e rënduar psikoIogjike: Kur kam bërë takimin me p…

Hyrja e Roza Latit në shtëpinë e “BBV” mbrëmjen e djeshme ishte e pazakontë pasi ajo nuk ia kishte treguar këtë mamasë së saj, Rita Latit.

Roza është shprehur shumë herë që nëse do futej në “BBV” nuk e dinte nëse mund ta përballonte.

Ditën e sotme ajo ka biseduar me Riken për gjendjen e saj të rënduar psikologjike që ka patur.

Ajo është shprehur që njerëzit e shikojnë gjithmonë si ajo Roza e qeshur e ekranit por pasi kamerat fiken është totalisht një realitet tjetër.

Roza: Kur kam bërë takimin me psikologen e produksionit, i thoja që jam mirë vetëm se qaj çdo natë. Mirë jam i thoja, por kur shtrihesha për të fjetur vendosja facoleta tek veshët sepse më rridhnin lotët dhe e kisha bezdi të më futeshin në vesh.

Gjendja ime mendore është në këtë lloj faze. Dua pak kohë për veten. Njerëzit më njohin si ajo Roza e ekranit e qeshur, por kur fiken kamerat, secili ka atë gjendjen e tij.