Rrjeti SHPERTHEN rëndë ndaj Big Brother VIP dhe Ledionës pas prime-t të djeshëm, ja pse

Rrjeti duket se nuk e ka pritur aspak mirë reklamimin e “Ritello” nga “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t.

Kjo pasi “Ritello” njihet prej kohësh për mashtrimin që i ka bërë vazhdimisht qytetarëve për produktet e saj.

Madje, BBV zgjodhi jo më kot Ledionën për reklamimin e këtij produkti në “Prime”.

Në emisionin e saj investigativ, “Piranjat”, kohë më parë Lediona demaskoi mashtrimin e “Ritello” ndaj qytetarëve. Ndërsa dje, pa e menduar dy herë, ajo pranoi kërkesën e “Vëllait të Madh” për t’i reklamuar publikut shqiptar produktin i cili mesa duket vazhdon të jetë në treg.

Ndaj, edhe reagimi i ndjekësve është mjaft i ashpër pasi ndër mashtrimeve të shumta, kjo kompani arriti t’i shiste një çifti të moshuarish fshesën e korentit me çmimin e kripur 2400 euro, duke i joshur fillimisht me një filtër ajri dhuratë.

“Skandaloze. Si e rreklamoni këtë produkt o të fëlliqur që kanë mashtruar një komb të tërë“, shkruan një ndjekës.

“Tuuuuurp, turp, turp! Është e pa pranueshme që një ju po I beni reklamim kësaj kompanie. Shame on you BBV!”, shkruan dikush tjetër.

“E keni seriozisht që sapo i bëtë reklamë këtyre ******, sidomos gjatë primet?”.

“Deri këtu paska arritur ky Big sivjet, kanë ngelur keq për lek sa i bëjnë reklamë kompanisë më skandaloze”– janë këto disa nga komentet e shumta të ndjekësve.

Disa të tjerë kanë shpërthyer në komente mjaft banale edhe ndaj Ledjonës, për të cilën u shprehën se dikur ajo ka bërë edhe emision për mashtrimin e tyre.