“Sa të bëjë Jonida…” Olta Gixhari kapet duke përdorur gjuhë të papërshtatshme në BBVK

Një moment jo fort i këndshëm televiziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme spektaklin “prime” të Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ky incident ndodhi në një çast kritik të emisionit, kur tensioni arrin kulmin gjatë shpalljes së banorit të eliminuar. Një situatë e tillë zakonisht sjell emocione të forta, por këtë herë, një koment i papërshtatshëm e prishi atmosferën.

Moderatorja Jonida Vokshi, e cila është e njohur për profesionalizmin e saj, njoftoi se spektakli do të kalonte në publicitet dhe se pas rikthimit do të shpallej emri i banorit që do të largohej nga shtëpia. Në këtë moment, banorja Olta Gixhari ndërhyri papritur.

Olta u dëgjua të thoshte: “Sa të kryejë Jonida nevojën”, një shprehje që u transmetua drejtpërdrejt dhe që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga publiku.

Ky koment u konsiderua i papërshtatshëm për një format televiziv të tillë.