Salianji flet për herë të parë për lidhjen me Grida Dumën: Më vizitoi shpesh kur isha në burg..

Ervin Salianji ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së dhe moderatoren Grida Duma.

Salianj përmend mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg: “Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.”

Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme.”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë.

“Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur”, tha ai.

Pyetjes nëse kanë në plan për kurorëzim, Salianji iu përgjigj: “Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik”, tha Salianji në Dekalog.