Reperi i njohur, Ledri Vula, duket se po kalon momente të bukura me partneren e tij të re,
Rina Zaiti, pas konfirmimit të ndarjes nga Sara Hoxha, nëna e vajzës së tij.
Në imazhet e publikuara nga ‘Panorama Plus’, Ledri është fotografuar së bashku me Rina Zitin në aeroportin e Vjenës.
Dyshja shihen të relaksuar dhe të shoqëruar me njëri-tjetrin, ndërsa janë ulur në stolat e terminalit.