Prej muajsh në rrjet qarkullojnë zëra për një krizë mes Sara Hoxha dhe Ledion Liço, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik lidhur me raportin e tyre.
Së fundmi, një mesazh i mbërritur në redaksinë tonë ka shtuar edhe më shumë pikëpyetje.

“Përshëndetje! Ja dhe Sara Hoxha me kunatin e Sandrit duke u kthyer dje për Shën Valentin nga Dubai. I keni të dy duke shkuar në furgonin e terminalit VIP. Jam 100% i sigurtë. Dhe janë bashkë prej një viti”, – shkruan ndjekësi, i cili pretendon se Sara ishte nën shoqërinë e kunatit të Sandër Frangajt, i njohur si Erjon Gina.

Sipas të njëjtit burim, ata janë parë bashkë në ambientet e një aeroporti privat duke zbritur nga avioni, ndërsa shton se informacionin e ka verifikuar edhe përmes pamjeve që disponon.
Duhet theksuar se ky informacion vjen nga një burim jozyrtar dhe nuk ka asnjë konfirmim publik nga personat e përmendur. Deri në një reagim të mundshëm nga vetë ata, gjithçka mbetet në kuadrin e pretendimeve.
A kemi të bëjmë me një miqësi, një rastësi udhëtimi apo diçka më shumë? Mbetet për t’u parë./PADORASHKA