“S’e pranoj këtë vendim!” – Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani reagon ashpër një vit pas vr*sjes

Nëna e Martin Canit, ka folur për mediat në 1-vjetorin e ngjarjes tragjike duke u shprehur se prej vrasjes së të birit ajo nuk jeton normalisht.

Ajo e përshkroi Martinin si një fëmijë i dashur që nuk meritonte të largohej nga bota në atë mënyrë.

Duke folur në lidhje me kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 25 vitesh burg për autorin e ngjarjes, Mario Përlleshajn, ajo u shpreh se mbetet në pritje të vendimit, ndërsa e pyetur nëse do të apelojë vendimin nëse autori përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ajo u shpreh pozitivisht.

“Unë sot mbush një vit që nuk jetoj normalisht sepse me ikjen e Martinit gjendja ime, më merret frymëmarrja dhe kam vështirës. Institucionet të mos heshtin. Martini ishte një fëmijë që iku në mënyrën më mizore nga kjo botë dhe nuk e meritonte. Nga kush, në vend që të ishin shok, iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret.

Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël, i mirë, i kishte gjithë cilësitë e një fëmije dhe nuk meritonte të ikte në atë mënyrë. Ju lutem institucioneve, mësuesve, psikologëve, stafit që përfshihet në punë të marrë masa dhe të mos neglizhojë situata të tilla. Të mos kemi fëmijë të tjerë që të kenë fatin e fëmijës tim, apo timin si nënë që po jetoj cdo ditë me dhimbje.

Kjo pjesë, nuk është marrë vendimi akoma, jemi në pritje por ne do jemi këtu dhe do ngre zërin për fëmijën tim. Do e apeloj patjetër”, tha ajo.