Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram, ku është ndalur te tema e tradhtisë.
Ajo e përshkroi një tjetër formë të saj, që sipas saj është më e rëndë se tradhtia “klasike”.
“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi. Duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që u takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike,” shkroi ajo.
Më tej, shtoi se nuk ka tradhti më të madhe se të hysh në një marrëdhënie me papërgjegjësi dhe të mendosh vetëm për veten.
Edhe pse nuk përmendi emra, ndjekësit e kanë lidhur deklaratën si një kunjë për Shpat Kasapin.
Çifti i divorcuar shpesh kanë pasur replika të tërthorta në rrjete sociale, ndërsa sot mbeten të lidhur vetëm përmes djalit të tyre, Roelit.