Ish-banorja e Big Brother VIP 4 dhe këngëtarja Egli Tako ka bërë bujë me koncertet e saj në Kosovë, veçanërisht me performancën e fundit në Drenicë që u bë virale në rrjetet sociale.
E veshur me flamurin shqiptar, Egli filloi koncertin me thirrjen “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku publik iu përgjigj me korin “Të **** motrën!”, një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit.
Pas kësaj, ajo interpretoi këngën patriotike “A vritet pafajësia”.
Ky koncert vjen pas debatit që shkaktoi interpretimi i saj i këngës “Mora fjalë”, ku shumë ndjekës e kritikuan për veshjen e konsideruar të papërshtatshme.