SHANSI I ARTË: Gjermania hap dyert për 120 mijë punëtorë me 3,000 euro në muaj – si të aplikoni!

Gjermania po përballet me një mungesë të konsiderueshme të shoferëve të kamionëve, me rreth 120,000 pozicione të lira, sipas zëdhënësit të Shoqatës Gjermane të Transportit Rrugor, Logjistikës dhe Asgjësimit të Mbeturinave (BGL), Dirk Engelhardt, për agjencinë “Reuters”.

Sipas të dhënave, nga 30,000 deri në 35,000 shoferë dalin çdo vit në pension, por ka vetëm 15,000–20,000 zëvendësime, duke shkaktuar një hendek që pritet të rritet më tej. Rreth 80% e mallrave në Gjermani transportohen me rrugë tokësore, duke bërë që mungesa e shoferëve të ndikojë drejtpërdrejt në industrinë e transportit dhe zinxhirët logjistikë.

Engelhardt ka theksuar se shumë kompani transporti po heqin kamionët nga rruga dhe po anulojnë porositë për shkak të mungesës së shoferëve të kualifikuar. Shumë ofrues logjistikë po heqin dorë edhe nga pjesëmarrja në tendera, pasi të ardhurat e pritura nuk mbulojnë kostot e larta të personelit.

Shoqata e industrisë nuk pret që automatizimi i kamionëve – përmes sensorëve, kamerave dhe inteligjencës artificiale – të zgjidhë problemin në afat të shkurtër, pasi shoferët mbeten të domosdoshëm për sigurimin dhe dorëzimin e ngarkesave, si dhe për ndërhyrje në situata të paparashikuara.

Sipas Atlasit të Pagave të Agjencisë së Punësimit, paga mesatare bruto për shoferët e kamionëve është 3,048 euro në muaj, që është nën të ardhurat mesatare vjetore të të gjithë popullsisë gjermane, prej 4,346 euro. Kjo shifër përfaqëson pikën mesatare ku gjysma e punëtorëve fitojnë më shumë dhe gjysma më pak.