Shante dhe poshtëronte vajzat? E kaluara e banores së BBVK 5 që hyri si feministe trazon rrjetin

Banorja e BBVK 5, Jona Krasniqi, është përfshirë në diskutime në TikTok pas rikthimit në vëmendje të komenteve fyese që i atribuohen asaj. Komentet dyshohet se janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, të cilin Jona tregon se e administronte me disa shoqe.

Një përdoruese e TikTok-ut, Adelina, ka shpërndarë komente që pretendon se vijnë nga grupi, duke thënë se aty janë fyer figura publike dhe vajza të tjera. Sipas saj, njëra prej vajzave i kishte rrëfyer se në atë periudhë kishte aq pak vetëbesim, sa nuk guxonte të dilte nga dhoma.

Në një reagim në emër të Jonës thuhet se grupi ishte krijuar mbi dhjetë vjet më parë për vajzat shqiptare në Gjermani, Austri dhe Zvicër, për të diskutuar pozitën dhe problemet e grave. Reagimi thekson se Jona ka mbrojtur pavarësinë e tyre dhe pretendon se vetë ishte përballur me fyerje e fotografi të manipuluara përmes teknologjisë deepfake.