Shënjestra e at*ntatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin/ Del FOTO e Erogen Brajoviç, i vr*rë mbeti truproja i tij

Në foton e mësipërme krahas këngëtarit të njohur Luiz Ejlli është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne të 8 Shtatorit në Shkodër.

Dyshohet se 43-vjeçari ishte edhe shënjestra e atentatit por dy të tjerë të pafajshëm mbetën të vdekur. I vdekur mbeti Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç, i njohur ndryshe edhe si Erogen Vaso.

Erogen Brajoviç, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.

Viktimat janë identifikuar si Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plgosur mbetën Erogen Brajoviç dhe Meri Kaceri. Gjithashtu autori Ragib Gila është vënë në pranga pas disa minutash ndjekjeje dhe sipas bluve është sekuestruan një armë zjarri automatike.