SHERRl i madh mes Rozës dhe Merit/ Më tregon mua higjienën e qimeve, të mos më afrohet se…

Pastërtia dhe punët e shtëpisë janë bërë objekt debati mes Roza Latit dhe Meri Shehut në shtëpinë e Big Brother Vip,

çështje të cilat dy banoret i kanë diskutuar me Ilnisën.

Meri është shprehur se Roza nuk ka asnjë kompetencë t’i tregojë për qimet në vaskë, ndërsa tha se ajo nuk duhej t’i afrohej për asnjë gjë.

Ilnisa ka tentuar ta qetësojë, por më kot, pasi Meri e ka akuzuar se merr urdhra nga Roza.

Pjesë nga diskutimi:

Meri: Është turp i madh, na sheh gjithë Shqipëria dhe ne merremi me fasoleta, merremi me qime. Të lutem shumë më lër deri këtu, kaq

Ilnisa: Unë nuk fola fare

Meri: Mos fol, kaq

Ilnisa: Pastaj unë s’jam fare kopetente për këtë gjë

Meri: E pastaj! Është Roza kopetente. Roza mos të më afrohet më as për qime as për asgjë tjetër. Të lutem se do ta diskutoj me njerëz të tjerë muhabetin. Kaq. Roza po pastronte robdishanin e nënës së vetë dhe e ndihmova, tani po më tregon mua për higjienën e qimeve, e kështu është muhabeti. Të lutem largohu dhe ti. Qimet shkoni tregojani dikujt tjetër

Ilnisa: Unë s’kam punë fare njëherë.

Meri: Atëherë largohu, mos më rri mua aty dhe të më bësh skenare qimesh.

Ilnisa: Unë nuk fola fare

Meri: më thirre atje te vaska për të më sjellë Rozën për skenare qimesh

Ilnisa: Moj ti je mirë, pse unë do t’i ndaloj njerëzit të vijnë?

Meri: Epo, mirë atëherë, pse më thua hajde diskutojmë në sy të Rozës dhe të tjerëve

Ilnisa: Po unë nuk e dija fare

Meri: Të lutem shumë, ke marrë përgjegjësinë e pastërtisë, mos i fut të gjithë njerëzit në një kallëp, te kallëpi i qimeve.

Nga ana tjetër, Roza në një diskutim me Ilnisën është shprehur se nuk po i kërkon Merit të pastrojë gjërat e të tjerëv, por të sajat.

Roza: S’po them të pastrojë gjërat e të tjerëve…gjërat e mia, gjërat e tua. Po, a bën pis vetë? Në momentin që Meri e bën pisllëkun e vetë, ta kapim e t’i themi; ‘Meri, te koshi’. Me e ruajt içik, se mbase zë mend. Të jetojmë 24 orë bashkë, duhet bashkëpunim.

Roza: Ilnisa, ti je ka e shqetësuar për Merin?

Ilnisa: Unë jam e shqetësuar për të gjithë ju, për çdo gjë që ndodh. Këtu duhet të stabilizohen ekuilibrat dhe e kam marrë përsipër dhe do ta çoj deri në fund.