Shfaqen më në fund/ Ku kishin humbur Flor Mumajesi dhe Çiljeta Çilaga?

Kantautori Flor Mumajesi, prej kohësh nuk kishte qenë pjesë aktive e rrjeteve sociale dhe as ishte shfaqur me ndonjë projekt të ri muzikor. Ka qenë këngëtarja Çiljeta Çilaga, gjithashtu e tërhequr nga vëmendja e rrjetit, që ka ndarë një fotografi me Mumajesin.

Siç u kuptua nga komentet që vështuan në fotografinë e tyre, publiku ka ndjerë mungesën e të dyve. Megjithatë, më të shumtë duket se kanë qenë fansat e Florit që i kanë kërkuar kantautorit të rikthehet me projekte të reja muzikore.

Miqtë janë rishfaqur në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në Tiranë.

“Mik i vjetër, por i shtrenjtë. Na ke munguar të gjithëve Flor Mumajesi”, shkruan Çiljeta krahas fotos.