Shifra të Iarta! Ja sa ka kushtuar fustani Luana Vjollcës në finalen e Ferma VIP – sa 20 rroga te ne..

Mbrëmjen e djeshme në finalen e Ferma VIP pati zhvillime dhe shumë emocione.

Sigurisht që ka tërhequr vëmendjen edhe pamja e drejtueses Luana Vjollca, e cila kishte zgjedhur një look të veçantë

Ajo kishte veshur një fustan madhështor për në skenë, i cili i përket firmës luksoze Schiaparelli. Fustani ishte një kombinim mes të zezës dhe panës. Nga një kërkim në faqen zyrtare, fustani ka kushtuar plot 10500 euro.

Fustani me vlere 10.500€, pjese e koleksionit SS23 RTW është një fustan mbrëmjeje pa mëngë-bust- i dizenjuar me saten në pjesën para dhe kadife te zeze pas, dhe me një siluet që nxjerr ne pah linjat femerore.

Me heret, ky fustan eshte veshur nga artistja Mariah Carey në muajin Shtator në American Music Awards 2024 dhe gjithashtu edhe nga influencuesja italiane Bianca Brandolini ne Festivalin e Filmit në Venezia.