SHPERTHEN aktori i njohur ndaj produksionit të BBV ‘Po i trajtojnë si kavie, po u bëjnë të…’, tregon një tjetër anë të këtij emisioni

Aktori Neritaj Liçaj , së fundmi ka ngritur shqetësimin për një nga

formatet më të famshme televizive në të gjithë botën, “Big Brother VIP”,

e cila po transmetohet edhe në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai tha për moderatoren Ester Bylyku,

se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej pjesë e këtij formati.

“Nuk më pëlqen si format, sepse njerëzit nuk janë kavie.

Ky më duket si një eksperiment social, gjë e cila mua nuk më pëlqen.

Je gjatë gjithë kohës i monitoruar nga kamera. Nuk është gjë e bukur të përgjosh

komshiun nga vrima e çelësit”, u shpreh ndër të tjera aktori Neritan Liçaj.