Shqiptari në Greqi ishte anëtar i një bande, ja pse ia mori jetën gruas së tij

Autori i krimit brenda familjes që ndodhi në Volos u kap sot nga autoritetet.

Të premten paradite, rreth orës 11, një grua shqiptare 36-vjeçare humbi jetën brenda shtëpisë së saj nga dora e bashkëshortit 40-vjeçar, gjithashtu shqiptar.

Sipas dëshmive, çifti po zihej për një kohë të gjatë para syve të katër fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri 18 vjeç.

Sipas informacioneve nga gazetari i kronikës së zezë të gazetave Ta Nea dhe To Vima, Vasilis Lambropoulos, fëmijët treguan në polici se familja kishte probleme të mëdha, kryesisht ekonomike, pasi vetëm dy fëmijët më të mëdhenj punonin. Për këtë arsye kishin vetëm një celular në shtëpi.

Babai, Pandeli Nakoleci, sipas fëmijëve, kishte probleme me drogën dhe kohët e fundit ishte i fiksuar me idenë se gruaja e tij Marjola Nakoleci, kishte një lidhje jashtëmartesore. Kjo ishte arsyeja e disa grindjeve të shpeshta.

“Sot, duket se e pa gruan e tij të shkruante diçka në celular, mendoi se ishte mesazh. Kjo çoi në një zënkë të madhe dhe ai mori mjetin e mprehtë me të cilin e goditi. Fëmijët dëshmuan se babai i tyre kishte probleme serioze me narkotikët”, shpjegon gazetari.