Shqiptari nga Kumanova rrah djalin e Arkanit në Zvicër – ÇKA NDODHI

Pasditen e djeshme, në orën 17:25 në Zyrih, ka ndodhur një incident fizik mes boksierit nga Kumanova, Astrit Sejdi, dhe djalit të Arkanit.

Përplasja ka ndodhur pasi Astriti, gjatë një takimi rastësor, ka vënë re se i riu serb mbante një bluzë me portretin e Arkanit dhe të Vladimir Putinit, gjë që ka nxitur reagimin e tij të menjëhershëm.

“Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer”, ka shkruar Azgan Haklaj në rrjetet sociale, duke theksuar se Astriti nuk ka mundur të durojë pamjen provokuese të veshjes.

Pas ndërhyrjes së policisë, Astriti është shoqëruar në stacionin policor dhe, sipas Haklajt, “tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndoshë e mirë”. /Prive By Liberta Spahiu