Shuma tronditëse që ka fituar Michael Jackson që nga vdekja – askush s’e priste

Sipas Forbes, që nga viti 2009 pasuria e Michael Jackson ka sjellë 3.5 miliardë dollarë të ardhura. Vetëm vitin e kaluar ai fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë. Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit. Edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit në botë.

Ndërkaq, traileri i parë i filmit biografik për Michael Jackson ka bërë histori, duke u kthyer menjëherë në një fenomen global. Vetëm disa orë pas publikimit, ai u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të “WaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, traileri arriti më shumë se 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.