Egli Tako dhe Gjesti duket se po e shijojnë romancën e tyre larg medias rozë.
Dy artistët, të njohur për talentin e tyre dhe angazhimin në muzikë, kanë pasur një vit të ngarkuar me projekte të reja.
Megjithatë, duket se romanca e tyre ka tërhequr një vëmendje të veçantë nga ndjekësit. Pas përfundimit të reality show-t “Big Brother – Vip Albania”, ku ata krijuan lidhjen e tyre, fansat e tyre janë të etur për të parë më shumë nga ky çift i njohur.
Një nga ndjekësit e Eglit ka pyetur atë në rrjetet sociale, se kur do të realizojnë një bashkëpunim me Gjestin.
Kjo pyetje ka krijuar një valë spekulacionesh dhe pritjesh mes fansave të dy artistëve. Një projekt i përbashkët do të ishte ideal për sezonin e verës, duke sjellë ritme energjike dhe melodi tërheqëse që do ta bëjnë verën të paharrueshme.
Me talentin e tyre dhe stilin unik, Egli dhe Gjesti kanë potencën për të krijuar diçka të veçantë. Bashkëpunimet mes dy artistëve të tillë shpesh rezultojnë në këngë hit që pushtojnë platformat muzikore. Prandaj, ajo që fansat shpresojnë është se ata do të mendojnë për këtë mundësi dhe do të çojnë përpara idenë e një projekti të përbashkët.