Si kurrë më parë, Noizy rrënqeth rrjetin me mesazhin për vajzën e tij të vogël ‘O noku im i vogël, të kërkoj falje për….’

Noizy është një nga reperët shqiptar që ka bërë histori në fushën e muzikës dhe së fundmi dhe atë të biznesit.

Këngëtarin në çdo projekt të tij jemi mësuar ta shikojmë ‘On Top’.

Dhe pse është një nga personazhet më të komentuar kudo në rrjet dhe media Noizy daljet publike i ka të rralla. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘1 Kafe me Labin’ ku ka folur gjerë e gjatë

për rrugëtimin e tij sa të vështirë dhe të suksesshëm në tregun muzikor. Reperi dhe pse jetën private mundohet ta mbajë sa më hermetikë këtë herë ka bërë një përjashtim duke folur pak për familjen dhe të bijën.

Ai i kërkoi falje familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.

“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”-tha Noizy.