Si të pranoi familja e Bardhit? Sara Gjordeni i zbulon arsyet: Dreqi e mori, jam super b…

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, në një bisedë virtuale me fansat e saj në rrjetet sociale, ka treguar se si e kanë pritur familja e Bardhi Idrizit, me të cilin filloj një romancë gjatë qëndrimit në BBV.

Mes dhjetëra pyetjeve të tjera, Sara zgjodhi që t’i përgjigjet edhe një prej ndjekësve të saj, i cili e ka pyetur “si të pranuan familja e Bardhit?”

Modelja nuk ka ngurruar të listojë të gjitha cilësitë që ajo ka si vajzë, duke nënkuptuar që nuk ka asnjë arsye që të mos e pranonin.

“He pra si e pranuan tjetrën! Studente ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan.

Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikisht dhe profesionalisht qe ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare. Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori si më pranuan?”, shkruan Sara.

Aktualisht, dyshja është duke kaluar më shumë kohë në Shqipëri, duke shijuar pak kohë me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, duket se Bardhi ka vendosur që të marrë pak kohë pushim, duke preferuar të pushojë në krahë të partneres së re.

Por, teksa disa data i ka bosh nga koncertet, reperi duket se po përgatitet për një klip të ri që do ta sjellë së shpejti.