SkandaIoze/ U raportua se ka ndërruar jetë, REAGON ASHPER ish-banorja e BBV2

Lajmet e pavërteta që kanë nisur të qarkullojnë në disa portale kohët e fundit kanë shkaktuar shqetësime të mëdha tek disa personazhe të njohur.

Së fundmi, pre e këtij lajmi ka qenë ish-banorja e BBV2, Antonela Berisha, e cila ka reaguar shumë ashpër ndaj portalit që ka publikuar këtë lajm aspak të vërtetë.

“Ma dërguan disa persona këtë lajmin dhe gjithashtu më erdhën shumë mesazhe, nuk e di si mund të shkojnë palacot deri në këtë nivel për klikime.

Shumë herë janë vendosur lajme të rreme për mua nëpër portale por këtë herë nuk do të heshtë, do ndërmarrë procedura penale për kushdo qofshit ju”, shkruan Antonela në postimin e e saj në Instastory.