Sot starton BBVA 3, Sara Hoxha uron publikisht Ledionin dhe ka dy fjalë për publikun: Kini parasysh që..

Sot starton sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” me shumë ndryshime, ku një prej tyre është Ledion Lico si moderator.

Për këtë ditë të vecantë, partnerja e tij Sara Hoxha, i ka uruar publikisht sukese për këtë eksperiencë të vështirë si edhe ka një mesazh të rëndësishëm për publikun.

Sara tregon në postimin e saj në Instagram se personazhet që do i bashkohen reality show-t, nuk e merritojnë urrejtjen dhe komentet ofenduese, prandaj kërkon publikut që të tregohen më të ‘butë’.

Postimi i plote:

Suksese sonte @mr.ledionlico 🙏🏻
Sonte je fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel. Perfaqëson qindra prej nesh që kemi punuar pafund me orë të tëra për të prodhuar një sezon te jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të fillosh një sezon të ri me kaq shumë pritshmëri dhe shikueshmeri, por ne jemi krenarë të themi se I dalim ballë sfidës.
Falenderoj gjithashtu të gjithë miqtë e formatit qe u bashkuan edhe këtë vit duke besuar te vizioni jonë por kryesisht I kapitenes anijes @lorihoxha
Top Channel është nje familje e madhe dhe do mbetet gjithmonë e tillë.

Per ta mbyllur I jam shumë mirenjohëse shikueseve besnik të @bigbrotheralb_vip qe e kanë kthyer këtë program në atë që është sot.

Shikim të kendshëm dhe kini parasysh që fëmijët/familjarët tanë, por edhe të konkurentëve, nuk janë pjesë e televizionit dhe nuk e meritojnë urrejtjen që jo rrallëherë haset në rrjete sociale. Be kind🤍