SPEKTAKEL I GARANTUAR/ Aktori i njohur i Portokallisë pjesë e Big Brother VIP? Ja kush e zbuloi papritur

“Big Brother Vip Kosova” do të nisë edicionin e tretë këtë të premte, ndërkohë që ende nuk është bërë publik asnjë emër i konkurrentëve që do jenë pjesë e këtij reality show.

Së fundmi Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët e BBV.

“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar ai.