Strukturat e Radojçiqit vendosin fotografinë e Vuçiqit dhe Putinit në Veri, Xhelal Sveçla merr vendimin URGJENT – DEL VIDEO

Në veri gjatë ditës së djeshme është vendosur një billbord me fotografinë e Vuçiqit, Putinit dhe disa krimineIave tjerë serbë, ku kjo ka sjellë një vendim të menjëhershëm të ministrit Xhelal Sveçla.

Ai ka udhëtuar menjëherë drejt Zveçanit, ku ka qenë prezent në momentin e heqjes së tyre.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë,” shkroi ai.

Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar…

Posted by Xhelal Sveçla on Thursday, January 25, 2024