Sulltani ngre në këmbë Turqinë! Erdogan merr vendimin e madh që ndryshon historinë nga lzraeli dhe lrani

Turqia paralajmëron forcim të mbrojtjes me raketa për të ndalur çdo kërcënim të mundshëm nga jashtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja do të rrisë ndjeshëm fuqinë e saj ushtarake përballë tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit. Ai theksoi se prodhimi i raketave me rreze të mesme dhe të gjatë do të shërbejë si mburojë strategjike për të shmangur çdo veprim të rrezikshëm kundër Turqisë.

“Me vullnetin e Zotit, shumë shpejt do të kemi një sistem mbrojtjeje që askush të mos guxojë të na cënojë,” u shpreh Erdogan gjatë një konference për shtyp, duke sinjalizuar për një epokë të re në politikën mbrojtëse të vendit.

Erdogan zhvilloi një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku u diskutua situata kritike në Lindjen e Mesme. Ai përsëriti qëndrimin e tij se “çështja bërthamore iraniane duhet zgjidhur përmes dialogut”, duke e pozicionuar Turqinë si faktor që synon uljen e tensioneve përmes diplomacisë.

Pavarësisht forcës së madhe tokësore të ushtrisë turke, ekspertët si Ozgur Unluhisarcikli nga “German Marshall Fund” shprehen se mbrojtja ajrore mbetet një dobësi strategjike për Ankaranë, ndaj përforcimi i saj konsiderohet prioritet.

Deklaratat e presidentit turk nuk kanë kaluar pa reagime. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e akuzoi Erdogan për “ambicie imperialiste” dhe për kufizimin e lirive të brendshme, duke e përshkruar si faktor destabilizues në rajon.

Megjithatë, Erdogan ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar në negociatat për programin bërthamor të Iranit. Ai ka kontaktuar me liderë të ndryshëm ndërkombëtarë në përpjekje për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit.

Në vetë Turqinë, rritet shqetësimi për pasojat e një lufte të mundshme. Varësia ndaj energjisë së importuar dhe frika për rritje të çmimeve e fluks refugjatësh nga Irani po ngjallin alarm tek opinioni publik dhe ekonomistët vendas.