Egla Ceno ka patur mbremë një debat me Meriton Mjekiqin,
ku ky i fundit i përmendi deklaratën që aktorja e njohur ka bërë në lidhje me ngacmimet seksuale.
Sipas moderatorit dhe Ilnisa Agollit, Egla ka shpifur në lidhje me këtë temë.
Madje Meritoni duke e ngacmuar e pyet nëse ka menduar për avokat dhe mënyrën se si do e trajtojë.
Meritoni: Si e ke menduar për shembull…
Ilnisa: Punë e karmës apo asaj që…
Meritoni: Punën e karmës, punën si do të përballet me gjyqin, me faktet, se u bë publike.
Nëse nuk do të ishte publike, nuk do e diskutoja këtu. E gjeta rastin tani në këto momente, sepse mirë që e hape
Egla: O Zot, mendja është kokërr gruri
Egla: Kush do rrojë do e shikojë
Meritoni: A do ndonjë avokat, a ke? A ke menduar për avokat?
Egla: Do rrosh e do shikosh mor çun
Meritoni: A ke mëndur për avokat?
Meritoni: A ke menduar për mënyrën se si do e trajtosh? Për mua deri tani është shpifje se s’ke fakte, se e the vetë në “Prime”
Ilnisa: Shpifje është, super shpifje