Mbahet sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin.
Në seancë janë të pranishëm edhe Meta dhe Kryemadhi. Në nisje të seancës shihet Monika Kryemadhi e cila futet në GJKKO duke buzëqeshur për mediat, por nuk u prononcua.
Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.
Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.